Data e fillimit të ndeshjeve në Kupës e Botës po afron me ndryshime të reja që do t’i prek xhepat e tifozëve edhe më shumë.
Ata janë shprehur të pakënaqur me çmimet e larta të biletave, ndërsa ato rishiten me çmim edhe më të lartë, FIFA ka pranuar se i ka duart e lidhura pasi që kjo veprimtari është e lejuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pakënaqësia është shtuar nga tifozët për shkak që atyre tani u duhet të paguajnë çmime të larta për një vendparkim afër stadiumit.
Lexo po ashtuGarë në xhudo në mes dy të verbërveSipas gazetarit Henry Bushnell të “The Athletic”, një vend parkimi pranë stadiumit “SoFi Stadium” në Los Angeles, po ofrohet me çmim nga 250 deri në 300 dollarë amerikanë, një shifër që është konsideruar e tepruar nga tifozët.
E përveç kësaj dukurie, tifozëve u duhet për të ecur nga parkingu e deri te stadiumi rreth 1.5 kilometra, duke e shtuar problematikën edhe më shumë.
“SoFi Stadium” do të presë tetë ndeshje të Kupës së Botës. Si ndeshja hapëse e Shteteve të Bashkuara ashtu edhe një ndeshje çerekfinale, do të çojnë në tarifa prej 300 dollarësh për një vend parkimi të vetëm.

