Ademi: VLEN po na kthen para 2001-shit!

1 Min. Leximi

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, ka deklaruar se partia e tij po merr çdo ditë informacione të sakta nga qytetarë dhe burime brenda institucioneve shtetërore lidhur me, siç tha, shkeljen e vlerës kushtetuese të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, transmeton Zyrtare.net

Sipas Ademit, situata aktuale në institucionet publike paraqet një kthim prapa serioz dhe të rrezikshëm.

“Na kontaktojnë shumë njerëz brenda ditës, të cilët na japin informacione të sakta në çdo institucion për atë se çfarë po ndodh me vlerën kushtetuese të të ashtuquajturit përfaqësim i drejtë dhe adekuat. Në mënyrë brutale na kanë kthyer para vitit 2001”, tha Ademi.

Ai paralajmëroi se këto zhvillime përbëjnë cenim të rëndë të parimeve kushtetuese dhe të marrëveshjeve që garantojnë barazi dhe përfaqësim në institucionet e shtetit.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull