Zv/kryeministri i parë Bekim Sali, ka njoftuar se është takuar me Ambasadorin e Turqisë, Fatih Ulusoy.
“Sot pata nderin të takohem me Ambasadorin e Turqisë, Fatih Ulusoy. Diskutuam për bashkëpunimin tonë në fusha të ndryshme, nga ekonomia dhe investimet e deri tek sigurimi i paqes dhe stabilitetit në rajon. Theksova edhe rëndësinë e Turqisë si anëtare e NATO-s dhe kontributin e saj në sigurinë dhe stabilitetin global.
Jam shumë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme dhe për marrëdhëniet e forta vëllazërore mes vendeve tona”, ka shkruar zv/kryeministri i pare Sali.
Zv/kryeministri i parë Bekim Sali takon Ambasadorin turk, Fatih Ulusoy: Marrëdhëniet vëllazërore me Turqinë janë të forta dhe të qëndrueshme

Ndani këtë artikull
