LAMM: Të gjitha rrugët në vend janë të kalueshme dhe të sigurta për trafik

1 Min. Leximi

Të gjitha rrugët shtetërore janë të kalueshme dhe të sigurta për trafik. Trafiku po zhvillohet pa pengesa, por për shkak të reshjeve të borës, rekomandohet drejtim i kujdesshëm, njoftojnë këtë mëngjes nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Nga atje thonë se ekipet e NP “Rrugët e Maqedonisë” janë në terren dhe me mekanizmat dhe mjetet e tyre po vazhdojnë pastrimin e borës.

“Në bashkëpunim me NP “Rrugët Shtetërore” dhe Ministrinë e Transportit, po kryhen aktivitete të koordinuara me qëllim sigurimin e rrjedhës së qetë dhe të sigurt të trafikut.
Përveç menaxhimit të kujdesshëm dhe të ndërgjegjshëm të automjeteve, rekomandohet përdorimi i detyrueshëm i pajisjeve dimërore, respektimi i sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe shpejtësia e rregulluar sipas kushteve të rrugës”, thonë nga LAMM.
Nga atje shtojnë se në Strumicë, Krushevë dhe Gjavatë po bie borë e lehtë.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull