Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, së bashku me Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dhe ministrat e kabinetit qeveritar, zhvilluan sot një takim koordinues lidhur me agjendën reformuese.

Në fokus të diskutimit ishte dinamika e procesit të eurointegrimit, i cili po vijon sipas planit dhe mbetet prioritet strategjik i vendit. U theksua përkushtimi i plotë për vazhdimin e reformave dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.
Takimi shërbeu për koordinimin e hapave të ardhshëm dhe harmonizimin e veprimeve, me qëllim realizimin efikas të objektivave qeveritare dhe avancimin e rrugës evropiane të vendit.

