Komuna e Çairit miraton buxhetin për vitin 2026, do të jetë rreth 26 milion euro

2 Min. Leximi

Komuna e Çairit njofton se në mbledhjen e 6-të të Këshillit të Komunës së Çairit, të mbajtur më 25.12.2026, me vota unanime të këshilltarëve komunalë, u miratua Buxheti i Komunës së Çairit për vitin 2026 në vlerë totale prej 1.604.144.521 denarë, ose rreth 26 milionë euro, në bazë të Ligjit për vetëqeverisje lokale dhe Ligjit për financimin e njësive të vetëqeverisjes lokale.

Siç thonë nga Komuna e Çairit, buxheti i miratuar ka karakter publik dhe zhvillimor dhe përfaqëson dokumentin kryesor financiar për funksionimin e komunës dhe realizimin e aktiviteteve të planifikuara gjatë vitit 2026.

“Limiti bazë i buxhetit të komunës për vitin 2026 është 280.305.012 denarë, ndërsa zgjerimi i buxhetit përmes projekteve qeveritare arrin në 458.342.267 denarë, duke e çuar vlerën totale të buxhetit komunal në 738.647.279 denarë. Dotacionet për shkollat fillore janë planifikuar në 648.095.000 denarë, ndërsa dotacionet për çerdhet në 271.912.000 denarë”.

“Në tërësi, buxheti vjetor i Komunës së Çairit për vitin 2026 është planifikuar duke respektuar parimin e balancimit ndërmjet të hyrave dhe shpenzimeve.Transparencë dhe informim publik: Buxheti i Komunës së Çairit është dokument me karakter publik dhe mund të shihet dhe të konsultohet nga qytetarët në ueb-faqen zyrtare të Komunës së Çairit”, thonë nga Komuna e Çairit.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull