Durmishi: Startapet dhe IA janë motori i ekonomisë të së ardhmes

1 Min. Leximi

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, deklaroi se transformimi digjital dhe inteligjenca artificiale po hapin mundësi të reja për rritjen e ekonomisë dhe konkurrueshmërinë e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Në panelin “Transformimi i së ardhmes: Strategjia Digjitale për një Shoqëri Moderne”, Durmishi theksoi se startapet me potencial të lartë janë nxitës kyç të inovacionit dhe krijimit të vendeve të reja të punës.

Sipas tij, përmes Strategjisë për zhvillimin e NVM-ve 2025–2030, Qeveria po krijon mekanizma konkretë për digjitalizimin e bizneseve dhe zbatimin praktik të IA-së, me qëllim ndërtimin e një ekonomie moderne dhe konkurruese.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull