VLEN: Hipokrizia e BDI-së, dy vite heshtën për rastin Llotaria!

1 Min. Leximi

BDI heshti për dy vjet, ndërsa sot, kur Prokuroria ngriti aktakuzë për keqpërdorime në Lotarinë Shtetërore, kërkon mbikëqyrje ndërkombëtare. Pse heshti deri tani?

Është simptomatike që BDI-së i vjen turp ta përmendë me emër Artan Grubin, edhe pse reagimi i tyre lidhet drejtpërdrejt me rastin për të cilin ai akuzohet. Kjo tregon hipokrizinë e BDI-së edhe ndaj “njerëzve të tyre”, i përdorin si mish për top, por u vjen turp edhe t’ua përmendin emrin.

Drejtësi do të ketë për të gjithë. Edhe për ata që për dy dekada e kanë keqpërdorur pushtetin dhe funksionet shtetërore për të mbushur xhepat e tyre.

Lista e aferave dhe akuzave që lidhen me funksionarë të BDI-së është aq e gjatë, saqë edhe partneri ynë strategjik, SHBA-ja, ka folur publikisht për “korrupsion endemik” dhe ka marrë masa konkrete ndaj figurave të kësaj partie.

Prandaj, BDI duhet të kuptojë një gjë: ligji nuk njeh karrige partiake, privilegje dhe mburoja politike. Drejtësia do të jetë e barabartë për të gjithë.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull