Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në orët e hershme të mëngjesit në rajonin kufitar mes Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Sipas të dhënave sizmologjike, lëkundja ka ndodhur rreth orës 07:20 sipas kohës lokale.
Epiqendra e tërmetit është lokalizuar në koordinatat 42.3734° gjerësi veriore dhe 21.2843° gjatësi lindore, rreth 35 kilometra në juglindje të Prishtinës dhe afërsisht 11 kilometra në verilindje të Ferizajt.

Tërmeti është regjistruar në një thellësi prej rreth 9 kilometrash.
Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar, ndërsa lëkundja është ndjerë lehtë nga banorët e zonës përreth. /Telegrafi/

