Real Madrid u rikthye te fitorja në La Liga, pasi mposhti pastër Athletic Bilbaon, me rezultatin 3-0, në duelin e javës së 19-të.
Kylian Mbappe shkëlqeu edhe në këtë takim, duke shënuar dopietë golash, në minutat 7 dhe 59.
Golin tjetër për madrilenët, e shënoi Camavinga në minutën e 42-të, këtë herë pas asistit të Mbappe.
Me këtë fitore, Reali mban vendin e dytë me 36 pikë, vetëm një pikë më pak se Barcelona kryesuese.

