Një ditë para protestës studentore, liderët e VLEN-it paralajmërojnë: Provimi i jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe

1 Min. Leximi

Një ditë para protestës së paralajmëruar nga studentët lidhur me mosmundësimin e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, dy liderët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, kanë publikuar një status të përbashkët me mesazhin:

“Provimi i jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe! Së shpejti me lajme të mira…”

Ky paralajmërim vjen në kohën kur studentët dhe të diplomuarit shqiptarë prej vitesh kërkojnë të drejtën për ta dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, një çështje që ka mbetur e pazgjidhur për më shumë se dy dekada gjatë periudhës së qeverisjes së BDI-së.

Protesta e paralajmëruar është organizuar pikërisht për të shprehur pakënaqësinë ndaj zvarritjes institucionale dhe mohimit të kësaj të drejte për studentët shqiptarë, ndërsa statusi i liderëve të VLEN-it është parë si sinjal se zgjidhja e problemit mund të jetë afër.

Pritet që në ditët në vijim të ketë më shumë detaje lidhur me hapat konkretë institucionalë për realizimin e këtij premtimi.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull