Sërish ulet çmimi i dizeli

1 Min. Leximi

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,10 % në raport me vendimin e datës 27.11.2025.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 nuk ndryshojnë. Çmimet shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulen për 1,00 denarë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,902 den/kg dhe do të jetë 33,963 den/kg.

Nga data 2.12.2025, ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS 95 – 75,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS 98 – 77,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) – 69,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 66,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU – 33,963 (denarë/kilogram).

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull