Murtezani nis vizitën në Bruksel me mbështetje të fortë për integrimin europian

1 Min. Leximi

Orhan Murtezani, ministër për çështjet europiane, e nisi vizitën e tij zyrtare në Bruksel me një takim me Ana Marija Bura nga kabineti i kryetarit të Këshillit Evropian. Ai theksoi se fokusi ishte në agjendën europiane të vendit, progresin e reformave, Planin për rritje dhe përafrimin me politikën e jashtme të BE-së.

Sipas tij, nga institucionet e BE-së është konfirmuar mbështetja e fuqishme për rrugën integruese të Maqedonisë së Veriut dhe synimi i përbashkët për të ruajtur dinamikën pozitive në procesin e anëtarësimit.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull