Ministri Murtezani: Spanja mbështet fuqishëm rrugën europiane të vendit

1 Min. Leximi

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani ka njoftuar se sot ka realizuar takim me delegacionin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Senatit të Mbretërisë së Spanjës, të udhëhequr nga Natalija Usero Perez, përcjell Alfax.mk
“Diskutuam për thellimin e marrëdhënieve miqësore në mes Maqedonisë së Veriut dhe Spanjës, për mbështetjen të cilën e marrim në rrugën tonë europiane dhe për mundësi të reja për bashkëpunim parlamentar dhe institucional.
Ne e vlerësojmë mbështetjen e vazhdueshme të Spanjës dhe besoj se kjo vizitë do të kontribuojë në partneritete edhe më të fuqishme dhe për inkurajimin e mëtejshëm të proceseve eurointegruese të vendit tone”, ka shkruar ministri Murtezani.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull