Afrim Gashi takon profesorin Xhevat Lloshi në Shkup

1 Min. Leximi

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se ka takuar profesorin nga Tirana Xhevat Lloshin.
“Sot isha i nderuar që ta pres në zyrën time eruditin e nderuar nga Tirana, mikun tim të moçëm, Profesor Xhevat Lloshin.
Ai ka ardhur në Shkup për një ligjëratë për Kongresin e Alfabetit dhe kjo ishte edhe tema e takimit tonë.
Ishte kënaqësi që u takuam pas shumë kohësh. Natyrisht, ai ka qenë dikur edhe deputet dhe prandaj nuk na munguan as temat politike.
Prof. Xhevatin e shoqëronte studenti i tij dhe miku im, Zeqirija Ibrahimi”, ka shkruar Gashi.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull