Fillon modernizimi i shkollave në Çair

1 Min. Leximi

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, njoftoi sot se Shkolla Fillore “Liria” është pajisur me 200 banka moderne dhe 400 karrige ergonomike, të përshtatura për moshën dhe gjatësinë e nxënësve. Me të njëjtin donacion është mbështetur edhe Shkolla “Hasan Prishtina”. Në të dy institucionet do të rregullohen nga gjashtë kabinete mësimore me inventar të ri.

Pajisjet janë dhuruar nga kompania “Eftinija Impex”, për të cilën Mexhiti shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme ndaj arsimit. Ai theksoi se ky kontribut vjen në muajin e festave të nëntorit, përfshirë Ditën e Alfabetit.


Mexhiti shtoi se ky është vetëm hapi i parë dhe brenda një viti synon që të gjitha shkollat fillore të Çairit të pajisen me banka dhe karrige të reja të këtij standardi. Ai falënderoi edhe drejtoreshën e shkollës, Teuta Idrizi, për bashkëpunimin.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull