Kryetari i Komunës së Shkupit, Orce Gjorgjievski, sonte njoftoi se katër ndërmarrjet publike më të mëdha që janë nën juridiksionin e Qytetit do të kenë ushtrues të rinj detyre të drejtorëve, raporton portali Zyrtare.
Në Ndërmarrjen Publike “Rrugë dhe Udhë”, drejtor do të emërohet Boris Nastov, i cili e kishte ushtruar këtë funksion në fillim të mandatit të ish-kryetares së komunës, Danela Arsovska. Në krye të “Ujësjellësit dhe Kanalizimit” do të qëndrojë Ivan Mitrovski, zëvendëskryetar aktual i Komunës së Kisella Vodës.
Në Ndërmarrjen Publike të Transportit – JSP Shkup, funksionin e ushtruesit të detyrës drejtor do ta marrë Sashe, punonjës me përvojë shumëvjeçare në këtë ndërmarrje dhe me njohuri të plota të proceseve operative.
Drejtori i ri në detyrë i “Higjienës Komunale” do të jetë Dragi, person me karrierë të gjatë në sektorin komunal të Qytetit të Shkupit, i cili, sipas Gjorgjievskit, është dalluar veçanërisht gjatë aksionit “72 orë”.
Kryetari theksoi se përzgjedhja e drejtorëve të rinj është bërë në bazë të përvojës së tyre profesionale dhe jo për shkak të përkatësisë partiake apo ekspozimit publik.

