Një burrë është bërë viral në rrjetet sociale pasi është parë duke kontrolluar CV-në e një kandidati gjatë koncertit të Jonas Brother të mbajtur të dielën në Buffalo. Derisa e gjitha turma vallëzonte, ai është incizuar duke shikuar CV-në në telefonin e tij.
“Scott Kelly, CV-ja jote është shikuar në koncertin e Jonas Brothers sonte. Shumë fat”, ka shkruar një grua në videon e publikuar në TikTok.
“Shumë fat Scott Kelly, shpresoj që të punësohesh”, ka shkruar tutje në përshkrimin e videos, duke shkaktuar shumë reagime në rrjetet sociale.
Fansat menjëherë kanë kontrolluar pjesën e komenteve duke shpresuar që do ta gjenin kandidatin aty. Nick dhe Kevin Jonas gjithashtu kanë shpresuar që ta gjejnë Scott Kellyn.
“Unë jam një nga referencat e Kellyt”, ka shkruar Kevin në koment.
“Etika e punës dhe mendimi kritik i Scottit më frymëzuan të shkruaja vargun ‘fustani i kuq’”, ka shtuar Nick duke iu referuar hitit të tyre të vitit 2008 “Burnin up”.
Videoja ka marrë më shumë se tre milionë pëlqime dhe ka arritur 22.6 milionë shikime duke bërë që brende të mëdha botërore të shkruajnë në komente dhe të bëjnë përpjekje që ta gjejnë Scottin për ta marrë në punë.
“Scott Kelly gjithmonë vishet profesionalisht, e rekomandoj shumë”, ka shkruar Old Navy.
“S’mund ta rekomandoj mjaftueshëm Scottin, ai është punëtor superior”, ka shkruar Pepsi.
Vëllezërit Jonas kanë shkruar gjithashtu në komente me mesazhe mbështetëse.
Kandidati ende nuk është gjetur, por është e sigurte që sapo të paraqitet nuk do ta ketë problem gjetjen e punës.

