Siç dhe pritje, prej një shteti pa skrupuj, Izraeli nuk do e zbatojë vendimin e Hagës, duke dalë edhe më “lakuriq” botës mbi atë çfarë është realisht. Në reagimin e parë ndaj vendimi të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) që e detyron të ndalë aksionin ushtarak mbi Gazën, kryeministri Netanyahu pohoi “angazhimin e tij të shenjtë” për të vazhduar mbrojtjen e vendit dhe popullit të tij, shkruan tesheshi.
“Angazhimi i Izraelit ndaj ligjit ndërkombëtar është i palëkundur. Po kështu është angazhimi ynë i shenjtë për të vazhduar të mbrojmë vendin tonë dhe të mbrojmë popullin tonë,” tha Netanyahu në një fjalim televiziv pasi ICJ urdhëroi Izraelin të marrë “të gjitha masat në fuqinë e tij” për të parandaluar aktet e gjenocidi në Rripin e Gazës, ku Tel Avivi ka vrarë më shumë se 26,000 njerëz dhe e ka kthyer enklavën në gërmadha.
Netanyahu tha se Izraeli ka një “të drejtë të natyrshme për të mbrojtur veten”, duke shtuar se “përpjekja e turpshme për t’i mohuar Izraelit këtë të drejtë themelore është diskriminim i hapur kundër shtetit hebre dhe me të drejtë refuzohet”.
Ai tha se akuza për gjenocid kundër Izraelit ishte “e rreme” dhe “e egër”, duke përsëritur se “Izraeli do të vazhdojë të mbrohet kundër Hamasit”.
Netanyahu gjithashtu kërkoi që ministrat të mos komentojnë vendimin e Gjykatës së Hagës ai i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben Gvir, tha se vendimet “që kërcënojnë ekzistencën e shtetit të Izraelit” nuk duhet të injorohen.
“Vendimi i gjykatës antisemite në Hagë konfirmon atë që dihej tashmë, kjo gjykatë nuk kërkon drejtësi, por persekutim të popullit hebre… Ne duhet të vazhdojmë të mposhtim armikun derisa të arrihet fitorja totale”, tha Ben Gvir tha në një deklaratë të transmetuar nga transmetuesi publik KAN.