Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se ka realizuar takim me ish-kryetarët e Kuvendit të RMV-së.
Në takim, janë ndarë përvojat dhe ide për të ardhmen e Kuvendit si një institucion i rëndësishëm i shtetit.
“Pata nderin të zhvilloj një takim me ish-kryetarët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut: z. Tito Petkovski, z. Savo Klimovski, z. Nikola Popovski dhe z. Trajko Veljanoski. Ky ishte një takim i veçantë, i pari për nga lloji i tij, me karakter institucional, ku ndamë përvoja të vlefshme dhe ide për të ardhmen e Kuvendit si një institucion i rëndësishme i shtetit.
Diskutuam për reformat dhe proceset që synojnë ta bëjnë Kuvendin më të pavarur, më transparent dhe më efikas në ushtrimin e funksioneve të tij. U pajtuam se përvoja e ish-kryetarëve përbën një pasuri për institucionin, ndaj u propozua krijimi i një këshilli joformal, ku të mund të shkëmbehen ide dhe përvoja pa ndikime politike, në të mirë të Kuvendit dhe të demokracisë parlamentare.
I falënderova sinqerisht për pjesëmarrjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim. Kuvendi do të mbetet gjithmonë shtëpia e përbashkët e të gjithë qytetarëve dhe vendi ku zhvillohen proceset politike me dinjitet dhe përgjegjësi”, ka shkruar kryeparlamentari Gashi.
Kryeparlamentari Gashi takohet me ish-kryetarët e Kuvendit, do të formohet një këshill joformal

Ndani këtë artikull
