Këshilltari i koalicionit VLEN në Qytetin e Shkupit, Zekerija Berisha, në një postim në rrjetin social në facebook, ka shkruar se pas reagimit të tyre të djeshëm, certifikatat në qytetin e Shkupit tani janë në përputhje me ligjin.
“Pas reagimit të djeshëm, certifikatat tani janë në përputhje me ligjin dhe me realitetin tonë dygjuhësh. Sepse për ne, respektimi i gjuhës është detyrim dhe dinjitet. Meqë certifikatat i morëm, tani presim të përmbyllet rrethi i dytë i zgjedhjeve dhe të fillojë puna për qytetin tonë! (Se me demagogji e “shfaqje politike”, merren ata që për 20 vite i kane lënë punët gjysmake, njejtë si ligjin për dygjuhësinë )”, ka shkruar Berisha. /Alfax.mk


 
		 
		 
		 
		 
		 
		 
		