Behgjet Pacolli jep dorëheqje nga AKR

1 Min. Leximi

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka dhënë dorëheqjen javë më parë nga kreu i këtij subjekti politik.
Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net, Vesel Makolli, ish-sekretar i Përgjithshëm i kësaj partie i cili është caktuar ushtrues detyre i kësaj partie.

Makolli tha se në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë të njoftuar me ndryshimin.

“Zoti Pacolli ka dhanë dorëheqje para afro një muaji dhe ne bazë te Statutit të partisë, më ka caktuar Ushtrues Detyre i Presidentit te AKR-së. Në KQZ janë të njoftum me ketë ndryshim” tha Makolli.

Pacolli ishte kryetar i AKR-së që nga viti 2006-të kur u formua ky subjekt politik.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull