Aksident trafiku në Gostivar, humb jetën një person

1 Min. Leximi

MPB njofton se ka ndodhur një aksident tragjik në rrugën Gostivar-fshati Sërmnovë, në të cilën ka humbur jetën një person.

“Më 20.10.2025 në orën 09:20 në DPB Gostivar është raportuar se në rrugën rajonale Gostivar-fshati Sërmnovë, në hyrje të fshatit Llakavicë, automjeti “Daewoo Lanos” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga T.F. (69) nga fshati Bellovisht i Gostivar, ka dalë nga rruga.

Nga lëndimet e marra në vend ka ndërruar jetë shoferi T.F., vdekja është konstatuar nga një mjek i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore.

Ekspertizë në vendngjarje ka kryer ekipi hetimor i DPB Gostivar në bashkëpunim me prokurorin publik, me urdhër të të cilit trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi”, thonë nga MPB.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull