Pasi kreu votimin, kandidati për kryetar të Çairit Izet Mexhiti, është prononcuar për media.
Ai u përgjigj edhe në pyetjen e gazetarës së Klan Kosovës: “Z. Mexhiti, është përmendur se në rast se fitojnë kundërshtarët tuaj politikë, mund të kërkojnë edhe zgjedhje të jashtëzakonshme në nivelin qendror?”, ishte pyetja e Bellagoshit për Mexhitin.
Mexhiti u shpreh:
“Unë edhe njëherë uroj mbarëvajtje të procesit të përmbyllet kështu si festë. Kur t’i shohin rezultatet, janë të njohur që i ndërrojnë qëndrimet dhe me ua përmend zgjedhjet qendrore do të ikin fare”, ishte mesazhi i tij drejtuar kundërshtarëve politik.
Përballë tij në garën për Çairin, do të jetë Bujar Osmani nga koalicioni AKI, pjesë e së cilit është edhe Bashkimi Demokratik për Integrim i Ali Ahmetit.