Atmosferë e jashtëzakonshme në Dëbërcë, ku qytetarët u bashkuan në NJË ZË, për ta mbështetur kandidatin për mandatin e tretë radhazi,kryetarin e Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu.

“Faleminderit të gjithëve për këtë prezencë dhe përkrahje të madhe,” – u shpreh Sejdiu, duke shtuar se bashkimi dhe energjia e qytetarëve janë garancia për fitoren më 19 tetor, për numrin 7 dhe për zhvillimin e vazhdueshëm të komunës.
“Dëbërca në flakë” – kështu u përshkrua mbrëmja që dëshmoi sërish mbështetjen e fuqishme për vizionin dhe punën e kryetarit aktual të Zhelinës.
