Kasami: Transporti publik do të jetë falas për të gjithë qytetarët e Tetovës

1 Min. Leximi

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka paralajmëruar se gjatë mandatit të dytë, transporti publik në Tetovë do të jetë plotësisht falas për të gjithë qytetarët.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

Ai theksoi se ky hap do të realizohet pa e ngarkuar qytetarin financiarisht, ndërsa synimi është që Tetova të bëhet një qytet modern dhe i qasshëm për të gjithë.

“Transportin publik e bëjmë krejtësisht falas për qytetarët, duke e kthyer atë në një shërbim publik të vërtetë, në shërbim të qytetit dhe mjedisit” tha Kasami, duke shtuar se kjo masë është pjesë e programit “Një zë për Tetovën”.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull