Muhamed Elmazi publikon 7 arsyet pse duhet votuar numrin 7 në Saraj

2 Min. Leximi

Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Sarajit, Muhamed Elmazi, ka publikuar 7 arsyet kryesore pse qytetarët duhet ta mbështesin me votë numrin 7 në zgjedhjet lokale.

Ujë 24/7 për gjithë vendbanimet e Sarajit – Përmirësimi i infrastrukturës, përfshirë Bulevardin “Dardania”, rrugën rajonale Kondovë–Svillarë–Radushë–Jegunovcë, lidhëset Bojanë–Kopanicë/Rashçe, rrethrrotullimin e Sarajit dhe urën e Llokës.

Arsim dhe sport – Ndërtimi i katër shkollave të reja (Matkë, Shishovë, Llaskarcë, Sfillarë e Epërme), tre çerdheve (Gërçec, Bukoviq & Sfillarë) dhe katër sallave sportive (Rashçe, Bojanë, Bukoviq & Lubin).

Transport publik & mjedis i pastër – Vendosja e autobusëve modernë për lidhje të shpejta dhe të sigurta ndërvendore, dhe largimi i deponive ilegale.

Qendër Rinore & Kulturore në Saraj – Hapësirë moderne për të rinjtë, ku mund të zhvillojnë aktivitete kulturore, arsim joformal dhe projekte që gjallërojnë jetën komunale.

Kompleks shërbimesh shtetërore dhe digjitalizim – Komuna funksionale 24/7, me shërbime online pa radhë dhe qasje më të shpejtë për qytetarët.

Gazifikim & energji e pastër – Gazifikimi i nëntë vendbanimeve dhe ndërtimi i një parku fotovoltaik në Kopanicë për energji më të lirë dhe të qëndrueshme.

Turizëm dhe rekreacion – Park rekreativ në Saraj dhe Gllumovë, zhvillim turistik i Matkës dhe Liqenit Treska për më shumë gjelbërim, turizëm dhe të ardhura për komunën.

Elmazi thekson se këto iniciativa janë pjesë e programit të tij për një komunë më moderne, funksionale dhe tërheqëse për qytetarët dhe vizitorët.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull