Ali Ahmeti: Albin Kurti ka marrë anën e kryeministrit të RMV

1 Min. Leximi

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, tha se pozitat e shqiptarëve në Maqedoni të Veriut po degradojnë për shkak të përfaqësimit jo të denjë në qeveri.

Ai akuzoi kryeministrin në detyrë të Kosovës Albin Kurti, se ka marrë anën e kryeministrit të RMV, Kristian Mickocki që shkojnë në dëm të shqiptarëve të RMV dhe të drejtave të tyre.

‘Pse Albin Kurti merr anën e Mickoskit, ka marrë anë dukshëm, mua nuk më pengon. Unë kam bashkëpunuar me të gjitha partitë në Shqipëri dhe Kosovë, asnjëherë nuk kam marrë anë, na duhen marrëdhënie të mira me të dyja shtetet shqiptare. Ka marrë anë hapur në mbështetje të politikave antishqiptare të Mickoskit. 2 muaj mediat në RMV janë marrë me Korridorin e 8, se po ndërtohet në Shqipërinë e Madhe’, tha Ali Ahmeti.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull