Muhamed Elmazi tregon planet dhe projektet për Sarajin nëse zgjidhet kryetar komune

5 Min. Leximi

Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi, ka qenë i ftuari i radhës në emisionin PodGo, në edicionin për zgjedhjet lokale.

Ai prezantoi planet dhe projektet e tij nëse zgjidhet kryetar i Komunës së Sarajit, duke thënë se në ditët e para si kryetar do të bëjë revizion të punës së udhëheqësisë së kaluar. Elmazi tha se ka projekte konkrete për infrastrukturën, arsimin, si dhe turizmin malor.

Ekipi dhe administrata

Unë e njoh nga afër shumicën e administratorëve të Komunës së Sarajit. I kam shokë një pjesë të madh të tyre dhe ua njoh kapacitetet. Pas zgjidhjes sime si kryetar komune, nuk do të ketë ndryshime drastike në administratë. Në disa sektorë ku ka nevojë do të angazhojmë edhe ekspertë, ndërsa kuptohet kabineti i kryetarit bëhet nga ai, shefi i kabinetit, i cili duhet të jetë njeriu i besueshëm.

Jo vetëm administrata komunale, por edhe arsimtarët, edhe administratorët në Qytetin e Shkupit, që nuk kanë vendime pune, nuk do t’u rrezikohet vendi i punës. Këtë garë nuk e bëjmë për hakmarrje politike. NOMAGAS-in e trashëgova me vetëm 11 të punësuar shqiptar, nga 83, pra nuk kishte përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Për 11 muaj arritëm të punësojmë rreth 20 shqiptarë të rinj, ndërsa shqiptarët që kanë qenë vazhdojnë të jenë atje dhe janë bashkëpunëtorë të mi, edhe pse u takojnë partive tjera.

100 ditët e para

I kam detektuar problemet që ballafaqohet komuna e Sarajit. Do të thërrasim revizion shtetëror, për të pasur pasqyrim të qartë, borxhin dhe punët që janë bërë. Dhe do të përgatisim planprogramin dhe buxhetin për vitin 2026. Që nga viti 2026 do të fillojmë me realizim të projekteve. Që nga dita e parë do të fillojmë me punë.

Arsimi

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull