Situata është mjaft stabile dhe është e pritur të ketë pacientë me grip sezonal për këtë periudhë të vitit, por nuk ka rikthim dramatik dhe spitalet nuk janë të mbushura, njoftoi dr. Zlate Mehmedoviq nga Komisioni për Sëmundje Infektive i ftuar në emisionin “Top Tema” në TV Telma, përcjell PRESSonline.al
Raste me Kovid ka gjithnjë e më pak, tha ai, dhe variantet e gripit pritet të arrijnë kulmin në fund të shkurtit dhe fillim të marsit, megjithëse “çdo vit nuk është identik për sa i përket aktivitetit të viruseve dhe transmetimit të tyre”.
Për sa i përket pertusis (kollës së mirë/njëqind ditëshe), e cila është një sëmundje bakteriale dhe jo virale, në vend janë vetëm dy raste, për dallim nga Serbia dhe Mali i Zi dhe veçanërisht në Kroaci ku me mbi pesë mijë raste situata është dramatike dhe prej nga filloi të përhapet sëmundja në të gjithë Ballkanin.
A mund të përhapet në vendin tonë pas kthimit të qytetarëve tanë nga pushimet dimërore në Serbi, dr. Mehmedoviq u përgjigj se pertusis nuk mund të merret në ambient të hapur, por nëse dikush qëndron në një dhomë të mbyllur për një kohë të gjatë dhe se zakonisht sëmuren fëmijët dhe ata që punojnë me ta – edukatoret dhe sëmimdhënësit, ndërsa sëmundja është më e rëndë te fëmijët nga 0 deri në 2 vjeç.
Sipas tij, gjendja e qëndrueshme me kollën e mirë i detyrohet asaj se në vendin tonë statistikat për vaksinimin DTP janë shumë më të mira se në Kroaci.
Dr. Milena Stevanoviq, drejtoreshë e Klinikës Infektive, gjithashtu tha se nuk është rritur numri i pacientëve me grip në klinikë dhe se në ambulantën speciale të Klinikës Infektive ka 60-të ekzaminime dhe dominojnë infeksionet virale.
Hospitalizojnë nga tre-katër, siç tha “një do të pranohet, dy do të lëshohen”. Ajo theksoi se pacientët me kovid janë në moshë dhe me sëmundje kronike, ndërsa në mesin e të hospitalizuarve me grip ka edhe të rinj, por edhe ata kanë sëmundje tjera të rënda.
“Të gjithë pacientët e shtruar nuk janë të vaksinuar, gjë që duhet të alarmohet vazhdimisht derisa të bëhet rutinë për sëmundjet sezonale. Vaksinat janë të disponueshme dhe duhet të jetë rutinë”, theksoi dr. Stevanoviq