Qyra: Zëri i qytetarëve është forca më e madhe për ndryshim në Ladorishtë dhe Strugë

1 Min. Leximi

Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Strugës, i mbështetur nga koalicioni VLEN, Mendi Qyra, gjatë vizitës në Ladorishtë u ndal nëpër shtëpitë e disa familjeve. Ai tha se pati kënaqësi të dëgjojë shqetësimet e tyre, por edhe dëshirën e madhe për ndryshim.

“Gjatë vizitës në disa lagje të Ladorishtit pata kënaqësinë të ndalem nëpër shtëpitë e disa familjeve të dashura, të cilat ndanë me mua shqetësimet e tyre, por mbi të gjitha dëshirën e madhe për ndryshim. Faleminderit nga zemra për mikpritjen e ngrohtë! Zëri juaj është forca më e madhe për të ndërtuar së bashku një Ladorisht dhe një Strugë më të mirë”, shkroi Qyra.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull