Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Facebook pas protestës pranë Kryeministrisë, gjatë së cilës një kioskë u dogj plotësisht.
Rama ka shprehur mbështetjen për biznesin e dëmtuar, ndërsa në reagimin e tij është shprehur: “Kjo flamë nuk është e studentëve”.
“Edhe këtë sprovë do ta kalojmë bashkë”, ka deklaruar kryeministri, duke përcjellë një mesazh solidariteti për të prekurit nga ngjarja.
Në mesazhin e tij, ai shpreh solidaritet me familjet që kanë humbur mundin dhe djersën e tyre, ndërsa situatën e krijuar e lidh me atë që e cilëson si një përpjekje qorre të opozitës, duke theksuar se kjo situatë nuk ka lidhje me studentët.
“Kjo është gërmadha e jetës, e punës, e mundit, e djersës, e ëndrrave dhe shpresave të një familjeje të zakonshme, të prindërve të zakonshëm që hapin derën çdo mëngjes për të çuar në mbrëmje të ardhurat dhe për shtruar tryezën me ndershmëri.

