Muhamet Elmazi nënshkruan Kodeksin për zgjedhje të lira dhe demokratike

1 Min. Leximi

Kandidati për kryetar të Komunës së Sarajit nga koalicioni Vlen, Muhamet Elmazi, ka nënshkruar sot Kodeksin për zgjedhje të lira dhe demokratike.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

Me këtë akt, Elmazi theksoi se nënshkrimi i kodeksit është zotim i përbashkët që gara politike të zhvillohet mbi parimet e barazisë, transparencës dhe respektimit të vullnetit të qytetarëve.

“Besojmë fuqishëm se qytetarët tanë meritojnë një proces të ndershëm, ku vota e lirë është vendimtare, e jo presioni apo manipulimet. Ky është themeli mbi të cilin mund të ndërtojmë një të ardhme më të drejtë dhe institucione më të forta,” deklaroi Elmazi.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

Ai shtoi se demokracia është vlera më e madhe që duhet ta dëshmojnë të gjithë së bashku, duke i garantuar qytetarëve të Sarajit një proces zgjedhor të drejtë dhe dinjitoz.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull