Gati gjysmë milioni palestinezë në qytetin e Gazës ku ushtria izraelite ka nisur ofensiva tokësore si pjesë e planit të saj të pushtimit, janë detyruar të migrojnë në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.
Palestinezët në Rripin e Gazës edhe një herë pas 77 vjetësh po përjetojnë para syve të botës “Katastrofën e Madhe” (Nakba).
Ushtria izraelite filloi sulmet e saj tokësore në Gaza më 15 shtator, pasi intensifikoi bombardimet e saj ajrore muajin e kaluar.
Qyteti i Gazës ku strehohen më shumë se 1 milion palestinezë, ndodhet nën sulme intensive të izraelit.
Qeveria izraelite vazhdon masakrat e saj në Gaza, ku ndihma humanitare është e kufizuar. Me këto sulme theksohet se Izraeli synon ta bëjë Gazën të pabanueshme ndërsa me masakra të detyrojnë palestinezët të migrojnë.
Qeveria e Gazës ka njoftuar se ushtria izraelite ka vrarë 3.542 palestinezë që nga fillimi i sulmeve të saj tokësore në Gaza më 11 gusht.
Palestinezët po detyrohen të migrojnë nga Gaza drejt jugut për shkak të masakrave dhe kufizimeve të ndihmës nga Izraeli.
Një zyrtar i ushtrisë izraelite duke folur për shtypin izraelit deklaroi se 480.000 palestinezë në Gaza kanë migruar në rajonet jugore.
Para se të vihej në zbatim plani i pushtimit, 1 milion palestinezë ishin strehuar në Gaza. Kjo zbulon se ende më shumë se gjysmë milioni palestinezë në Gaza po përpiqen të mbijetojnë nën sulmet izraelite.
Nëse palestinezët në Gaza ikin në rajonet jugore, duket e pamundur që ata të kthehen ndonjëherë në veri. Të ashtuquajturat “njoftime evakuimi” të përsëritura nga qeveria izraelite, të cilat përfshijnë zhvendosje të detyruar, nuk përmendin se palestinezët do të jenë në gjendje të kthehen në Gazën veriore pasi të përfundojnë sulmet.