Faruk Nevzati: Mbi 65 milionë euro projekte në Çair, tashmë pa dilema për realizimin e tyre

4 Min. Leximi

Postimi i plotë i sekretarit të komunsës së Çairit, Faruk Nevzati:
𝐄𝐃𝐇𝐄 𝐒𝐊𝐄𝐏𝐓𝐈𝐊𝐄𝐓 𝐌𝐄 𝐓𝐄 𝐌𝐄𝐃𝐇𝐄𝐍𝐉𝐄 𝐓𝐄 𝐂𝐈𝐋𝐄𝐓 𝐄 𝐍𝐉𝐎𝐇𝐈𝐍 𝐋𝐈𝐆𝐉𝐈𝐍 𝐏𝐄𝐑 𝐏𝐑𝐎𝐊𝐔𝐑𝐈𝐌𝐄 𝐏𝐔𝐁𝐋𝐈𝐊𝐄 𝐓𝐀𝐍𝐈 𝐌𝐄 𝐉𝐀𝐍𝐄 𝐓𝐄 𝐁𝐈𝐍𝐃𝐔𝐑 𝐒𝐄 𝐏𝐑𝐎𝐉𝐄𝐊𝐓𝐄 𝐍𝐄 𝐕𝐋𝐄𝐑𝐄 𝐏𝐑𝐄𝐉 𝐌𝐁𝐈 𝟔𝟓 𝐌𝐈𝐋𝐎𝐍 𝐄𝐔𝐑𝐎 𝐃𝐎 𝐓𝐄 𝐑𝐄𝐀𝐋𝐈𝐙𝐎𝐇𝐄𝐍 𝐍𝐄 𝐂𝐀𝐈𝐑 𝐃𝐇𝐄 𝐑𝐑𝐄𝐓𝐇 𝐓𝐈𝐉!
𝐍𝐄 𝐏𝐄𝐑𝐆𝐀𝐃𝐈𝐓𝐉𝐄𝐍 𝐄 𝐒𝐈𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐃𝐎𝐊𝐔𝐌𝐄𝐍𝐓𝐀𝐂𝐈𝐎𝐍𝐈𝐓 𝐓𝐄𝐍𝐃𝐄𝐑𝐔𝐄𝐒 𝐉𝐀𝐍𝐄 𝐄𝐃𝐇𝐄 𝐏𝐑𝐎𝐉𝐄𝐊𝐓𝐄 𝐓𝐉𝐄𝐑𝐀 𝐍𝐄 𝐕𝐋𝐄𝐑𝐄 𝐏𝐑𝐄𝐉 𝐌𝐁𝐈 𝟏𝟎 𝐌𝐈𝐋𝐈𝐎𝐍 𝐄𝐔𝐑𝐎!

✅ Me hapjen e procedurave për Prokurime publike të projekteve që janë duke u realizuar dhe pritet të realizohen në Komunën e Çairit që deri tash kanë arritur vlerën e mbi 65 milion euro, edhe skeptikëve më të mëdhenj që e njohin Ligjin për prokurime publike u janë hequr të gjitha dilemat se a do të realizohen këto projekte, apo jo!
📄 Me qëllim që ti keni më të qarta procedurat dhe të ju njoftojë se sa e rëndësishme dhe sa punë ka deri te shpallja e prokurimit publik të një projekti, do tua paraqesë dhjetë pikat e proçesit të hapjes dhe mbylljes së një prokurimi publik.
🖇 Pra 3 pikat e para, janë pikat kryesore të një procedure të Prokurimit publik, të cilat tani më kanë përfunduar dhe janë në zbatim të sipër.
Ato janë:
𝟏. 𝐏𝐥𝐚𝐧𝐢𝐟𝐢𝐤𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐩𝐫𝐨𝐤𝐮𝐫𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞:
– Përgatitet Plani vjetor për prokurime publike.
– Plani përmban llojin e prokurimeve, vlerën e përafërt, periudhën e realizimit dhe llojin e procedurës që do të përdoret.
– Planifikimi bëhet bazuar në nevojat reale të institucionit dhe buxhetin e disponueshëm.

- Advertisement -

𝟐. 𝐏ë𝐫𝐠𝐚𝐭𝐢𝐭𝐣𝐚 𝐞 𝐝𝐨𝐤𝐮𝐦𝐞𝐧𝐭𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢𝐭 𝐭ë 𝐭𝐞𝐧𝐝𝐞𝐫𝐢𝐭:
– Përgatitet Specifikimi teknik (përshkrim i detajuar i objektit të prokurimit).
– Përcaktohen kriteret për përzgjedhje (çmimi më i ulët, oferta më e favorshme ekonomikisht, etj.).
– Përcaktohen kriteret për pjesëmarrje (aftësia juridike, gjendja financiare, kapaciteti teknik dhe profesional).
– Përcaktohet lloji i procedurës që do të zbatohet (procedurë e hapur, e kufizuar, procedurë konkurruese, me negocim, etj.).

- Advertisement -


𝟑. 𝐏𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐬𝐡𝐩𝐚𝐥𝐥𝐣𝐞𝐬 𝐩ë𝐫 𝐩𝐫𝐨𝐤𝐮𝐫𝐢𝐦 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤:
– Shpallja publikohet në Sistemin Elektronik për Prokurime Publike (SEPP).
– Shpallja përmban informacione bazë: emrin e prokurimit, afatet, kriteret, kushte dhe udhëzime për aplikim.

PAS PËRFUNDIMIT TË HAPAVE KRYESORË QË PËRMBANË NJË PROCEDURË E PROKURIMIT PUBLIKË VAZHDON IMPLEMENTIMI I PROCEDURAVE RRJEDHËSE QË JANË TË PARAPARA SIPAS LIGJIT PËR PROKURIME PUBLIKE.

ATO JANË:
𝟒. 𝐃𝐨𝐫ë𝐳𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐨𝐟𝐞𝐫𝐭𝐚𝐯𝐞,
𝟓. 𝐇𝐚𝐩𝐣𝐚 𝐞 𝐨𝐟𝐞𝐫𝐭𝐚𝐯𝐞,
𝟔. 𝐕𝐥𝐞𝐫ë𝐬𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐨𝐟𝐞𝐫𝐭𝐚𝐯𝐞,
𝟕. 𝐌𝐚𝐫𝐫𝐣𝐚 𝐞 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐩ë𝐫 𝐩ë𝐫𝐳𝐠𝐣𝐞𝐝𝐡𝐣𝐞,
𝟖. 𝐌𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭𝐣𝐚 𝐣𝐮𝐫𝐢𝐝𝐢𝐤𝐞 (𝐧ë𝐬𝐞 𝐤𝐚 𝐚𝐧𝐤𝐞𝐬𝐚),
𝟗. 𝐍ë𝐧𝐬𝐡𝐤𝐫𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐚𝐭ë𝐬, dhe në fund mbetet
𝟏𝟎. 𝐌𝐛𝐢𝐤ë𝐪𝐲𝐫𝐣𝐚 𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭ë 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐚𝐭ë𝐬.

➡️ Në vazhdim projektet për të cilat është shpallur procedura e prokurimit publik dhe projekte për tëcilat ka përfunduar procedurat e prokurimit publik dhe janë në fazë të realizimit si dhe dëshmi nga faqja zyrtare e sistemit elektronik për furnizime publike për shpalljen e dy prokurimeve publike me vlerën më të madhe (Universiteti “Nëna Terezë” dhe Sheshi “Skenderbeu”)
➡️ Në përgaditjen e sipër të dokumentacionit tenderuse janë edhe shumë projekte si (Çerdhe për fëmijë, Shkolla fillore, garazha në kate dhe projekte tjera me rëndësi për Komunën e Çairit).

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull