Mexhiti: Apasiev, Ahmeti dhe Danella kanë ndarë pushtet, tani bashkë edhe në zgjedhje

1 Min. Leximi

Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka komentuar kandidaturat e Levicës në komunat me shumicë shqiptare, duke theksuar se ato janë rezultat i një koordinimi mes kësaj partie dhe BDI-së.
“Nuk mund të them suksesshëm se është udhëheqësia më e keqe që e njeh historia e Shkupit. Por si koalicion ata funksionojnë, kanë ndarë pushtet, drejtoritë, pra Apasiev, Ahmeti dhe Danella kanë funksionuar deri tash dhe nuk kam aspak dilemë se kjo është në koordinim kandidimi i kandidatëve të Levicës në qytetet shqiptare në funksion dhe në interes si dhe në bashkëpunim me BDI-në”, tha Mexhiti.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull