Sedat Bislimi: Pensionistët e Studeniçanit meritojnë një jetë më dinjitoze dhe aktive

1 Min. Leximi

Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të komunës së Studeniçanit, Sedat Bislimi, së bashku me ekipin e tij të shtabit lokal zgjedhor, zhvilloi një takim me pensionistët e komunës, ku u diskutua për sfidat dhe nevojat e tyre.

Në takim, pensionistët theksuan dëshirën për krijimin e një shoqate të pensionistëve në kuadër të komunës së Studeniçanit. “Shoqata do të na mundësonte të adresojmë më lehtë dhe në mënyrë më efikase nevojat tona dhe të përfaqësojmë interesat tona,” u shprehën ata.

- Advertisement -

Ata ngritën gjithashtu disa kërkesa konkrete, mes të cilave:

- Advertisement -
  • hapësira administrative për mbajtjen e mbledhjeve,

  • klub pensionistësh për aktivitete të përbashkëta,

  • përkujdesje shëndetësore,

  • mbështetje financiare për ata me pensione të ulëta.

Sedat Bislimi u shpreh i vendosur për t’i mbështetur këto nisma.

“Si kandidat për kryetar komune, së bashku me ekipin tim shprehim gatishmërinë që me ardhjen në komunë do t’i mbështesim iniciativat e pensionistëve. Do të angazhohemi që të gjendet një mënyrë ligjore dhe praktike për realizimin e këtyre kërkesave, sepse pensionistët tanë e meritojnë një jetë më dinjitoze dhe aktive brenda komunës sonë”, u shpreh Bislimi.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull