Erkan Arifi kundër mbylljes së deponisë në Nikushtak

1 Min. Leximi

Sot, me një postim në rrjetet sociale, Komuna e Likovës dhe kryetari i saj, Erkan Arifi, reaguan lidhur me mbylljen zyrtare të deponisë së egër pranë fshatit Nikushtak nga Qeveria.

Arifi, në mënyrë publike, u pozicionua kundër vullnetit të qytetarëve të fshatit Nikushtak dhe fshatrave përreth, të cilët kërkuan mbylljen e kësaj deponie. Me këtë veprim, kryetari aktual i Komunës së Likovës bëri të qartë se prioriteti i tij nuk është jeta dhe shëndeti i qytetarëve, atyre që katër vite më parë e votuan mbi bazën e premtimit për ta mbyllur këtë deponi dhe për të gjetur një zgjidhje të përhershme për këtë problematikë.

- Advertisement -

Vlen të theksohet se në rrjetet sociale qytetarët reaguan ashpër ndaj qëndrimeve të kryetarit. Megjithatë, shumë prej reagimeve të tyre ose fshihen, ose bllokohen nga administratorët e faqeve përkatëse.

- Advertisement -

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull