Krasniqi: Me ShBA-të në krah, Kosova gjithmonë ka triumfuar mbi padrejtësitë

2 Min. Leximi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar lidhur me dëshminë e ish-zyrtarit të lartë amerikan, James Rubin, në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Krasniqi ka thënë se Rubin po dëshmon në mbrojtje të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarëve të tij.

- Advertisement -

Ai ka shtuar se shqiptarët sot nuk kërkojnë asgjë më shumë përveç drejtësisë, duke theksuar se Kosova gjithmonë ka triumfuar mbi padrejtësitë me përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

- Advertisement -

“Jo rastësisht, populli ynë thotë: trimi i mirë me shokë shumë. Edhe sot, në një kohë kur bota ka nevojë për të vërtetën dhe historia për qartësi, në Hagë po dëshmon një mik i madh nga përtej Atlantikut. James Rubin, diplomat dhe patriot amerikan, me ndërgjegje të pastër dhe kujtesë të gjallë, po flet në mbrojtje të Presidentit Thaçi dhe shokëve të tij. Kjo është një dëshmi e qartë, e bazuar në fakte të pakontestueshme, për drejtësinë e luftës sonë çlirimtare, për qëllimet e saj dhe përpjekjet e çlirimtarëve tanë për paqe e liri, duke hedhur poshtë të gjitha akuzat e Prokurorisë ndaj tyre. Prandaj, drejtësi dhe vetëm drejtësi, asgjë më shumë nuk kërkon sot asnjë shqiptar anembanë botës. Sepse me SHBA-të në krah, dhe assesi ndryshe, Kosova gjithmonë ka triumfuar mbi padrejtësitë dhe sfidat më të mëdha!

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull