Bekim Sali: Vullneti për ndryshim në Saraj është i fuqishëm, ndryshimit do t’i prijë Muhamedi

1 Min. Leximi

Deputeti i koalicionit VLEN, Bekim Sali, ka njoftuar se mbrëmë ka qëndruar në Saraj, ku së bashku me kandidatin për kryetar të komunës, Muhamed Elmazin dhe bartësin e listës për këshilltar, Amir Idrizi janë takuar me strukturat e degës së Sarajit.
“Pritje e ngrohtë në Saraj!
Bashkë me kandidatin tonë për kryetar komune në Saraj, Muhamed Elmazi, dhe bartësin e listës për këshilltar, Amir Idrizi, u takuam me strukturat e degës së Sarajit.
Kënaqësi e madhe të shohësh që edhe në Saraj vullneti për ndryshim është i fuqishëm. Më 19 tetor, këtij ndryshimi do t’i prijë Muhamedi!”, ka shkruar Sali

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull