Muhamet Elmazi mirëpret deputetin Bekim Sali në Saraj

1 Min. Leximi

Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të komunës së Sarajit, Muhamet Elmazi, së bashku me bartësin e listës së këshilltarëve, Amir Idrizi, dhe një pjesë të strukturave të koalicionit, ka mirëpritur në një bashkëbisedim deputetin e zonës 1 në Shkup, Bekim Sali.

Elmazi theksoi se ky takim kishte rëndësi të veçantë pasi deputeti Sali ka rrënjët e tij nga vetë komuna e Sarajit, konkretisht nga vendbanimi Matkë.

- Advertisement -

Takimi u zhvillua në kuadër të aktiviteteve të VLEN-it në Saraj, ku u diskutua mbi sfidat dhe potencialin e komunës, si dhe përkushtimin për ta kthyer Sarajin në një komunë të zhvilluar dhe të barabartë me pjesët tjera të Shkupit.

- Advertisement -

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull