Kasami dhe Qamili ndjekin punimet në bllokun 70: Çdo vendbanim ka investimin e vet kapital

1 Min. Leximi

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, së bashku me bartësin e listës, Albi Qamili, kanë inspektuar sot punimet që po zhvillohen në rrugën e bllokut 70.

Gjatë vizitës, ata u pritën ngrohtësisht nga banorët e lagjes, me të cilët Kasami bisedoi për projektet në realizim dhe planet e komunës për periudhën në vijim.

- Advertisement -

“Me gërryerjen e asfaltit dhe më pas me asfaltimin e rrugës, do t’u ofrojmë banorëve një rrugë moderne dhe me kushte të shkëlqyera,” deklaroi Kasami, duke theksuar se këto investime synojnë përmirësimin e infrastrukturës dhe cilësisë së jetesës në qytet.

- Advertisement -

Ai shtoi se çdo vendbanim në komunë ka nga një investim kapital, si pjesë e strategjisë për zhvillim të barabartë.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull