Shumë prej nesh e kanë provuar të paktën njëherë në jetë ndjesinë e të pasurit këmbët akull, apo duar dhe gishtërinj të ftohtë. Ndryshimet në temperaturën e gjymtyrëve, shëndeti dhe stili i jetesës, janë disa prej shkaktarëve kryesorë të ‘akullnajës’ në duar dhe sidomos në këmbë. Ndjesia e të ftohtit në këmbë është një nga reagimet normale të trupit ndaj temperaturave të ulëta, por dhe nga faktorë të tjerë si stresi dhe ankthi. Por kujdes! Këmbët e ftohta mund të jenë simptoma dhe shenja të disa problemeve serioze shëndetësore. Çfarë fshihet pas kësaj simptome, cilat mund të jenë problematikat shëndetësore? Me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, në studion e “Rreze Dielli” tregojmë shkaktarët dhe sëmundjet që ‘fshihen’ pas kësaj shenje.
“Një nga shkaktarët e të ftohtit në këmbë janë ngushtimi i arterieve dhe venave nga temperaturat e ulta. Gjithashtu ankthi dhe stresi ngushton arteriet dhe venat, çrregullimet e funksionit të tiroides, çrregullim i gjakut në stomak, gjendrat gastrike prodhojnë më shume acid klorhidrik. Jeta sedentare, dhjamosja e trupit, qëndrimi gjatë në karrige, pirja e duhanit trash gjakun. Këmbët e ftohta janë tregues i çrregullimit të sheqerit në gjak diabetit, çrregullim i funksionit të veshkave, nivel i lartë kolesteroli, insufiçencë renale ose kardiake, anemia, ulja e rruazave të kuqe të gjakut, mungesa e hekurit, vitaminës B8, B12, mungesa e vitaminës K, K2 dhe D shton kalciumin në enët e qarkullimit të gjakut. Vitamina K parandalon sëmundje të zemrës dhe alzajmerit, u jep elasticitet arterieve. Gjithashtu morthi i duarve dhe këmbëve është tregues i sëmundjes së reumatizmës.” thekson Merja.
E rëndësishme është të diagnostifikohet së pari shkaktari i vërtetë i këmbëve të ftohta, për të cilat ka disa kura natyrale. Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja sugjeron banjat e këmbëve me ujë të ftohtë, pasi nxisin prodhimin e enzimës alinë që më vonë konvertohet në alicinë, një antibiotik që mbron trupin. Gjithashtu banjat me kontrast temperature janë shumë efikase. Përdorimi i erëzave në gjellë si piper, rozmarinë, xhinxhër, spec djegës, hudhër, kanellë; konsumoni vaj liri, vaj susami, vaj peshku, konsumimi i çajrave të ngrohtë të anemisë, zemrës, diabetit ose tiroides. Kompresa me çaj rozmarine dhe xhinxhër, është një tjetër sugjerim nga Merja, ku në 1 litër ujë zieni 2-3 minuta një dorë rozmarinë dhe një lugë xhinxhër dhe me çajin e ngrohtë lagim këmbët. Një ekstrakt në kushte shtëpie, sidmos për diabetikët është shumë efikas: 3-4 copa spec djegës, 4-5 thelpinj hudhër. E lëmë të ftohet pak dhe me këtë ekstrakt lyeni këmbët e ftohta.