Sërish protesta në Serbi kundër Vuçiqit

1 Min. Leximi

Në Novi Sad sonte po mbahet protesta “Serbi, a po dëgjohemi?”, e thirrur nga studentët e këtij qyteti për shkak të brutalitetit policor që po përjetojnë qytetarët e këtij vendi.

Protesta filloi duke nderuar viktimat me një minutë heshtje për 16 personat që humbën jetën nga shembja e mbulesës në Stacionin Hekurudhor më 1 nëntor 2024.

- Advertisement -

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se ka marrë informacione se pjesëmarrësit e tubimit të paautorizuar në Novi Sad kanë për qëllim të sulmojnë policinë që ndodhet përpara Fakultetit të Filozofisë dhe Fakultetit të Sportit dhe Edukimit Fizik në këtë qytet.

- Advertisement -

Ata paralajmërojnë të gjithë të pranishmit që të respektojnë ligjin dhe të mos sulmojnë policinë, raporton N1.

“Në të kundërtën, policia do të jetë e detyruar të ndërhyjë dhe të ndërmarrë të gjitha masat e parashikuara me ligj për të mbrojtur jetën e vet, sigurinë dhe për të ruajtur rendin dhe qetësinë publike”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se protestat kanë filluar tash e sa muaj kundër pushtetit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Ndryshe, gjatë një marshimi protestues në Nish, qytetarët hodhën vezë në ambientet e hapura së fundmi të “Lëvizjes për Popullin dhe Shtetin”. /Telegrafi/

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull