Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se ankesa e Listës Serbe për moszgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit është e bazuar dhe se presidentja Vjosa Osmani nuk ka të drejtë të japë mandat për formimin e qeverisë pa u përmbushur ky kusht. Në një intervistë për Euronews në gjuhën serbe, Hasani theksoi se Kushtetuta dhe vendimet e mëparshme të Gjykatës Kushtetuese janë të qarta: Kuvendi konsiderohet i konstituuar vetëm pasi të jenë zgjedhur nënkryetarët e komunitetit shqiptar, atij serb dhe të komuniteteve tjera joshqiptare. “Është qartësisht e bazuar, sepse Kushtetuta, tre vendime dhe rregullorja thonë se Kuvendi konstituohet vetëm kur të gjithë nënkryetarët janë zgjedhur. Nëse presidentja Osmani e mandaton dikë për të formuar qeverinë në këtë situatë, ajo bën shkelje të qartë kushtetuese”, u shpreh Hasani, duke paralajmëruar se një veprim i tillë do të përfundonte në gjykatë. Duke komentuar qasjen e pushtetit, Hasani akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje për interpretim dogmatik të Kushtetutës, që sipas tij çon në bllokim: “Sipas asaj logjike, komunitetet joshqiptare nuk do të mund të zgjidhnin kurrë nënkryetarët e tyre, sepse nuk i kanë 61 vota”.
Enver Hasani: Osmani s’mund të japë mandat për qeverinë pa u konstituuar Kuvendi

Ndani këtë artikull
Abonohu
Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!
Na ndiqni
Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Buletini javor
Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!
Lajme popullore
- Reklamim -


