Real Madrid nuk dorëzohet kurrë dhe përmbys Almerian në “Bernabeu” me rezultatin 3-2.
Miqtë dukej se do të merrnin një fitore historike ndaj “Los Blancos” duke shënuar dy golat e parë të ndeshjes, respektivisht në minutën e parë dhe të 43-të.
Megjithatë, fraksioni i dytë ishte spektakolar për madrilenët që e luajtën me gazin në maksimum.
Bellingham shkurtoi diferencat në minutën e 56 duke goditur saktë nga pika e bardhë, ndërsa në 67-tën Vinicius Junior barazoi rezultatin.
Kur u duk se sfida po mbyllej në barazim, Dani Carvajal shfrytëzoi një pasim me kokë të Bellingham në minutën e 99-të dhe nga fare pranë e shtyu topin në rrjetë.
I gjithë “Bernabeu” shpërtheu në festë, me Real Madridin që mori një fitore të rëndësishme për kampionatin teksa renditet në vendin e parë me 51 pikë.
Ndërkohë, Almeria mbetet në vendin e fundit me 26 pikë.