Kasami: Gjashtë muaj pas marrjes së mandatit rritëm pagat e zjarrfikësve sepse janë heronjët tanë

1 Min. Leximi

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka bërë të ditur se pas gjashtë muajve nga marrja e mandatit, është realizuar një rritje e ndjeshme e pagave për zjarrfikësit e qytetit.

Sipas Kasamit, pagat bazë të zjarrfikësve janë rritur me 20%, ndërsa për ndërrimin e natës është shtuar një kompensim shtesë prej 20%, si dhe një rritje prej 50% për ata që punojnë ditën e diel.

- Advertisement -

“Këta janë heronjtë e qytetit tonë,” tha Kasami, duke theksuar rëndësinë e zjarrfikësve për sigurinë e qytetarëve dhe përkushtimin e tyre të përditshëm në shërbim të komunitetit.

- Advertisement -

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull