Kurti: Kosova dallohet si vendi me rritjen më të madhe të mirëqenies së raportuar

1 Min. Leximi

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me të dhënat më të fundit të publikuara nga Qendra amerikane e Kërkimeve Gallup, e cila ka matur perceptimin e mirëqenies në vende të ndryshme të botës.

Kurtit tha se Kosova ka shënuar një përparim të jashtëzakonshëm gjatë dekadës së fundit në Indeksin e Vlerësimit të Jetës, duke kaluar nga 11% në vitin 2014, në 51% në vitin 2024, në mesin e qytetarëve që thonë se “jetojnë mirë”.

- Advertisement -

“Në Indeksin e Vlerësimit të Jetës të Gallup të këtij viti, Kosova dallohet si vendi me rritjen më të madhe të mirëqenies së raportuar”, shkroi Kurti në një postim në platformën X.

- Advertisement -

Ai theksoi se përmirësimi në perceptimin e jetesës në Kosovë përfaqëson një arritje të madhe dhe është tregues i një transformimi të thellë socio-ekonomik në vend.
“Në vitin 2014, vetëm 11% e popullsisë raportonte se po përparonte; deri vitin e kaluar, ai numër ishte rritur në 51%, që përfaqëson më shumë se gjysmën e popullsisë”, shtoi Kurti.

Kryeministri në detyrë deklaroi se si qeveri janë “krenarë që kemi krijuar një mjedis të përshtatshëm për mirëqenien e të gjithë qytetarëve”.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull