Shkruan Selim Iljazi
Lajkatarët e dehur me veten e tyre, pushteti që i ka ngopur me qëllime të arritura, janë pengesë në mos rinovimin në mënyren e të bërit politike, veprim ky që po hap shtigje për qytetarin e revoltuar, i cili beson se mund ta ndryshojë politikën, shoqërinë e bashkë me to edhe natyrën e njeriut.
Politika e Maqedonis Veriore vërtetë ka nevojën e rinovimit. Rinovimi duhet të jetë jo vetëm në ndërrim të njerëzve, por në mënyrën e të bërit politikë, pra në përmbajtje.
Pak ditë e ndajnë Maqedoninë Veriore nga fillimi i fundit të sigurtë të çlirimit nga ky mankth, i cili po e përcjell vendin që prej vitin 2002.
Partia në pushtet që nga 2002 e deri më sotë bënë vetëm politik ditore, duke parë qartë se ato akoma gjejnë vend dhe hapsirë, dhe një rezultat i tillë po i mban në pushtet, duke i pasuruar dhe jetuar sikur të ishte gjithqka që shohin dhe prekin pronë e tyre.
Por, siç duket shumë shpejt kjo lojë do të mbarojë. Në Maqedonin Veriore ta quaj, ka filluar një epokë e re.
Shumë shpejtë do marë fund kjo e keqe në këtë vend, dhe besojmë fort se Opozita do të jetë fituesja e këtij “derbi”, dhe se vendi ynë do të jetë në rrugë të duhur për ecje përpara.
A do të jetë populli ajë që do të paguajë çmimin për zgjedhjet në Maqedoninë Veriore, apo ndonjë parti politike, pritet të shihet në zgjedhjet e ardhshme.
Në këto zgjedhje, vendit tonë më shumë se kurrë i nevojitet bashkimi i forcës politike, një unitet që të jetë shembull edhe për vendet tjera, të jenë të gjithë pas një vendimi të përbashkët.
Mos uniteti politik do të jetë një autogol për sfidën “derbi” në mesë pozitës dhe opozitës në zgjedhjet e ardhshme në Maqedonin e Veriut. E di dhe një gjë se nëse të keqen e bërë nuk e ndëshkojmë, nuk do ta kuptojmë ecjen drejt të mirës. Po më duket se koha është në favor të Opozitës Shqiptare në Maqedonin e Veriut.