Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka njoftuar se sot ka zhvilluar një takim me Nuhi Aliu, Kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut Perëndimore.
“Sot zhvillova një takim me z. Nuhi Aliu, Kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut Perëndimore. Diskutuam mbi zhvillimet aktuale ekonomike dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe komunitetit të biznesit, me synim nxitjen e rritjes ekonomike dhe zhvillimit të qëndrueshëm të vendit. Theksova se Kuvendi mbetet i angazhuar për të mbështetur çdo iniciativë që shërben këtij qëllimi”, ka shkruar kryeparlamentari Gashi.
Gashi ka realizuar takim me Nuhi Aliun, kryetar i OEMVP-së

Ndani këtë artikull